Google ADS

Nëna që nuk humbi shpresat, takohet me djalin pas 31 vitesh

20:58 | 30 Tetor 2018
Trina Galanxhi

Një nënë dhe djali i saj janë ribashkuar pas 31 vitesh, pasi ai ishte zhdukur gjatë vizites që i kishte bërë babait të tij në Kanada.

Jermaine Mann, tani 33 vjeç jetonte me babain e tij në Vernon, me një emër të rremë, transmeton portali arbresh.info

Babai i tij, 66-vjeçari Allan Mann, u arrestua të premten. Ai kishte jetuar nën emrin Hailee Randolph DeSouza, sipas zyrtarëve federalë.

Kur Jermaine ishte 21 muajsh, ai ishte marrë nga babai i tij për një vizitë të cilën e kishte urdhëruar një gjykatë në Toronto. Allan i tha nënës së djalit, Lyneth Mann-Leëis, se djali i tyre  kishte vdekur.

Fjalët se djali i saj ishte gjallë dhe se është gjetur, kanë shtangur nënën.

Allan u gjurmua pasi autoritetet morrën më shumë se 200 këshilla nga të gjithë në SHBA dhe në Toronto. Babai thuhet se ka përdorur një certifikatë të rreme të lindjes për të ndihmuar në krijimin e identiteteve të reja për të dy.

Babai i djalit u arrestua pasi u shqyrtua kërkesa e tij për një banesë me qira dhe u kuptua se dokumentet e identitetit të tij ishin të rreme.

Nëna e mocionuar thellë ka shprehur mirënjohjen e saj për Shoqatën e Fëmijëve të Zhdukur të Kanadasë dhe zyrtarët e SH.B.A.-së që kanë punuar për gjetjen e djalit të saj.

“Unë dua të inkurajoj familjet tjera që kanë fëmijë të zhdukur dhe të dashurit e tyre që të mos heqin dorë kurrë”, tha ajo. “Unë jam dëshmia që pas 31 vitesh gjeta lumturinë”, shtoi nëna e djalit.

Babai i djalit është akuzuar zyrtarisht për falsifikim të dokumentave dhe pritet të ekstradohet në Kanada, ku mund të përballet me akuza shtesë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme