Napoli ka nisur me të vërtetë negociatat për të sjellë Edinson Cavanin sërish në skuadër nga Paris Saint Germaini.
Ribashkimi është përfolur që një kohë të gjatë, ndërkohë që thashethemet janë ushqyer nga deklaratat e rrethit të lojtarit dhe presidentit Aurelio De Laurentiis, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në gazetarin Carlo Alvino, i cili ishte i pari që zbuloi se Carlo Ancelotti ishte në bisedime për të marrë detyrën si një zëvendësues i Maurizio Sarrit, hapi i parë tashmë është marrë për krijimin e një marrëveshje.
Cavani është nën kontratë te Paris Saint Germaini deri në qershor të vitit 2020, por problemet e tij për bashkëpunim me Neymarin mund të ndikojnë në largimin e tij herët apo vonë.
Lexo edhe: Zbulohet pse Antonio Conte nuk u emëruar trajner nga Real Madridi
Ç’ është më e rëndësishmja, përshtypjet e para ishin pozitive dhe reprezentuesi uruguaian 31-vjeçar është madje i përgatitur për të pranuar edhe një pagë më të vogël në mënyrë që transferimi të finalizohet.
Fëmijët e tij jetojnë ende në Napoli dhe ai ka kujtime shumë të mira me klubin, ku ai ka luajtur nga viti 2010 deri në vitin 2013 duke shënuar 104 gola brenda 138 paraqitjeve.
Cavani përqafoi shumë shokë të tij të vjetër në Parc des Princes kur skuadrat u takuan për ndeshjet mes tyre në kuadër të fazave grupore në Ligë të Kampionëve që përfundoi me rezultat 2 me 2.
Ndeshja e ardhshme mes tyre zhvillohet në Stadio San Paolo më 6 nëntor dhe lojtari besohet se do të marrë një pritje mjaftë të ngrohët nga tifozët./arbresh.info/
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...