Femrave tërë kohën iu rikujtohet se orët e tyre biologjike janë duke kaluar – e kjo ndodh edhe më shumë nëse janë mbi 30 vjet.
Ndonëse disa mund të jenë të nxituara ta rrisin numrin e familjarëve sa më shpejt që është e mundur, femrat mbi 35 vjet duhet të presin të paktën një vit mes shtatzënive, transmeton Telegrafi.
Për ta reduktuar rrezikun e vdekjes nga komplikimet e ndryshme, nënat duhet të presin deri në 12 muaj, thotë studimi i cili ua sugjeron këtë grave.
Shkencëtarët amerikanë dhe kanadezë kanë thënë se periudha mes 12 dhe 18 muajve është koha ideale për të pritur mes asaj kur lindni dhe kur mbetni shtatzënë prapë.
Mes femrave mbi moshën 35 vjet të cilat kishin mbetur shtatzënë 6 muaj pasi e kishin lindur një fëmijë, rreziku i vdekjes apo sëmundjeve tjera kishte qenë 1.2% – ose 12 raste në 1,000 shtatzëni.
Duke pritur 18 muaj mes shtatzënive, gratë e reduktojnë këtë rrezik në 0.5% ose në 5 raste për 1,000 shtatzëni. /Telegrafi/
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...
Pati një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Akron – Mirlind D...
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku