Ymeri: Ideja e presidentit për kufijtë i ka shkaktuar dëm të madh Kosovës

19:21 | 30 Tetor 2018
M. A.

Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate, Visar Ymeri, ka thënë se nënshkrimin e parë për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe e ka dhënë presidenti aktual i Kosovës, Hashim Thaçi.

“Nënshkrimin e parë e ka bërë Hashim Thaçi si kryeministër. Në vitin 2013 është ngjizë ideja për asociacionin. Edhe si kryeministër dhe president ka pasur neglizhim të përgjithshëm ndaj institucioneve. Kredibilitetin nuk e ka presidenti Thaçi për përfaqësim”, ka thënë Ymeri

“Mendoj që së pari gjithë diskutimi për rrezikun për ndarje me eufemizma të ndryshëm e ka shkaktuar paraqitja publike e Thaçit. Konkretisht prej se ai ka filluar ta mbështesë këtë ide, që ka se thonë se është nuk është ide e tij. Këtu ju ka shkaktuar dëm i madh Republikës së Kosovës nëse edhe është vetëm një ide. Individualisht mund të ketë secili, por nga pozicioni publik duhet bartur përgjegjësi”, është shprehur ai në Klan Kosova.

“Askush Thaçit s’i ka dhënë mandat as presidentit dhe as askujt tjetër. Duhet të kemi vizion se cila është e ardhmja e Kosovës dhe këtu ta përdorim edhe dialogun me Serbinë. Nuk bën të niset nga fundi. Nuk bën diskutimi të niset nga ajo se çfarë duam të japim, por çfarë duam të marrim. Është përmendur disa herë njohja për Republikën e Kosovës nga Serbia. Kjo është kushti i patejkalueshëm”, ka shtuar Ymeri.

Ai ka thënë se Kuvendi i Kosovës, duhet ta mandatojë një ekip gjithëpërfshirëse për bashkërendimin e bisedimeve me Serbinë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme