Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, në një atmosferë të jashtëzakonshme, mori pjesë në hapjen e Konventës për zgjedhje të brendshme në Drenas, ku theksoi rëndësinë e zgjedhjeve jo vetëm në këtë bastion, por edhe në të gjitha degët e PDK-së, duke vlerësuar se Dekada e Re, do të jetë mundësi dhe platformë e të gjithë qytetarëve për të kontribuar për vendin në të gjitha fushat.
Kosova është vend që i duhet zhvillim më i hovshëm, uniteti në Drenas dhe Drenicë, i jep fuqi Kosovës, dhe PDK-së, theksoi Veseli.
Cila është e ardhmja jonë, në aktualitetin tonë, nga po shkojmë? Këtu, nga ku buron liria, në këto 30 vitet e fundit, kemi përjetuar gëzime e mikpritje, suksese dhe fitore, por edhe momente të sprovave të mëdha dhe sakrificë me okupatorin serb. Ne të gjitha i kujtojmë me nderim. Ju, familjet Tuaja, djemtë më të mirë dhe vajzat më të mira të Drenicës ishin me neve. Andaj e arritëm edhe fitoren, sepse ishim unik”, theksoi kryetari Veseli, duke theksuar se ne, të gjallët, duhet të përcjellin amanetin e dëshmorëve tanë, ne e kemi obligim.
Obligimi ndaj qytetarëve është që ata të jetojnë më mirë, nuk mjafton sa kemi punuar, ne duhet të punojmë edhe më shumë, theksoi Kryetari Veseli, njofton kominikata e PDK-së.
Ne, duhet të shtojmë angazhimin dhe përkushtimin për qytetarët, theksoi kryetari Veseli, sepse, këtu është burimi i lirisë, burimi i sakrificës, Drenasi dhe Drenica, kur jemi të bashkuar arrijmë çdo gjë të mirë për atdheun tonë, transmeton lajmi.net.
“Shteti jonë i pavarur, do të jetë më i fuqishëm dhe më i zhvilluar, më i integruar dhe adresë e qytetarëve të Kosovës me Dekadën e Re, sepse, kur PDK është mirë edhe Kosova është mirë”, theksoi kryetari Veseli duke cekur se PDK nuk ka luftë me askënd, por synon vlerat e secilit qytetar të jenë në shërbim të qytetarëve.
Ne edhe kemi dallime me të tjerët, por nuk kemi arsye të fyejmë askënd, ne respektojmë shtetin dhe vlerat e shtetit që po forcojmë çdo ditë, theksoi Kryetari Veseli. Uniteti është forca jonë, zhvillimi ekonomik, iniciativa e lirë dhe prosperiteti i vendit nuk arrihet pa unitet. Ne me Dekadën e Re, do ta jetësojmë interesin e qytetarëve. Ne kemi besim të arrijmë vendet e zhvilluara, ne nuk jemi inferior ndaj asnjë populli e kombi në Evropë, për shkak të vlerave tona, ne sot duhet t’ju japim hapësirë me Dekadën e Re.
“Veni ynë ka nevojë për ndërmarrësit e rinj, iniciativën e lirë, jo të rinj parazit që vetëm ankohen dhe mendojnë si të ikin nga përgjegjësia e zhvillimit të vendit të vet”, theksoi Kryetari Veseli.
Në këto zgjedhje, duam të fitojnë vlerat e PDK-së, njerëzit më të mirë të vendit tonë, kushdo që do të zgjidhet në krye të degës, nuk do të ketë sukses pa unitet. Vendosmëria është tipar yni, ne jemi këmbëngulës ta zhvillojmë vendin dhe përmirësojmë jetën e qytetarëve tanë, theksoi Kryetari Veseli.
“Ne do të jemi adresa politike për të gjithë qytetarët e vendit tonë. Ju do të vendosni se sa ne do të jemi të fuqishëm, sa do të jetë PDK e fortë, sa do të jetë Drenica e fortë, sa do të jetë Kosova e fortë, theksoi kryetari Veseli.
Në fjalën e tij, kryetari i Degës së PDK-së në Drenas, Nexhat Demaku, vlerësoi lart hapjen e Konventës zgjedhore, duke çmuar angazhimin shumëvjeçar të anëtarësisë së gjerë, kurorëzim i punës tonë. PDK theksoi Demaku, është e secilit qytetar që kontribuon dhe është pjesë e procesit zgjedhor, duke ftuar qytetarët të jenë pjesë e procesit zgjedhor. Ne kemi nevojë për secilin qytetar, theksoi ai, duke vlerësuar angazhimin shumëvjeçar të aktivistëve që Drenasin e kanë fuqizuar si bastion të qëndrueshëm të PDK-së.
Ndërsa kryetari i komunës, njëherësh kryetar i Komisionit zgjedhor në degë, Ramiz Lladrovci, theksoi se zgjedhjet e brendshme në degën e PDK-së në Drenas janë fillim i fitores së re, duke shprehur unitetin partiak dhe unitet me qytetarin. Kjo ditë shënon fuqizimin e PDK-së, tha ai.
“Ne mund të jemi edhe më të fortë, edhe më të mirë. Dyer e dritare i kemi hapë. Këtë do ta rikonfirmojmë me zgjedhjen e kandidatëve më të mirë, qytetarëve më të përkushtuar, më të aftë e më atdhetar, në radhët tona, me proces të rregullt, demokratik dhe transparent”, theksoi Z. Lladrovci, duke shtuar se këto zgjedhje janë për Dekadën e Re, dekadën e zhvillimit dhe përparimit të PDK-së dhe Kosovës.
Në fund, z. Lladrovci ftoi secilin qytetar të Drenasit të jetë pjesë e procesit zgjedhor në PDK, të bëhet pjesë e Dekadës së Re, sepse, siç tha ai, “ne më mirë se gjithkush në këtë vend, ia dimë dëshirat atdheut tonë, qytetarit tonë”. Po ashtu, theksoi se “ditë e natë do të punojmë që Dega e PDK-së në Drenas të jetë e fortë, sepse Drenica do të jetë më e fortë, sepse Kosova bëhet edhe më e fortë”.
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?