Kampioni për pesha të lehta në UFC, Khabib Burmagomedov ka folur për admirimin e tij ndaj sulmuesit të Liverpoolit, Mohamed Salahs, duke e përshkruar egjiptianin si një “shembull për tu ndjekur”.
Artisti i arteve marciale Nurmagomedov dhe futbollisti Salah padyshim se janë dy nga yjet mysliman më të mëdhenj sportiv në planet dhe që të dy kanë mbështetje të zjarrtë si nga Rusia dhe Egjipti ashtu dhe nga vendet e tjera, transmeton portali arbresh.info.
Rusi është shfaqur në skenë si një kampion i pamposhtur në UFC dhe fitorja e fundit ndaj Conor McGregor e fyti atë në pjesën e të famshme, ndërkohë që sezoni me rekorde i Salah te Liverpooli edicionin e kaluar e ka bërë atë njërin na futbollistët më të famshëm në botë.
Tashmë si një tifoz futbolli, Nurmagomedov ka lavdëruar Salahn për shkëlqimin e tij në Anfield.
“E ndjek atë, por nuk e kam takuar më parë. Ai është një lojtar i mrekullueshëm, ne duam më shumë shembuj si ai”, ka thënë ai për ‘Al Ittihad’.
“Ata reflektojnë imazhin tonë të vërtetë të etikës sonë. Besoj se Allahu qëndron me të [Salahn] dhe gjenerata jonë e re ka nevojë për njerëz si Mohamed Salah për të mësuar përulësinë pa marrë parasysh se sa të famshëm dhe inovativ janë”
“Ai është një ikonë që ne duhet ta mbrojmë dhe të qëndrojmë prapa tij që të ketë mundësi të ketë sukses. E admirojë atë dhe etikën dhe vlerën që ka shpërndarë çdo ditë në Evropë”
Nurmagomedov thuhet se do të përballet me kampionin e pamposhtur në boks në meçin e tij të ardhshëm në ring boksi ose UFC. Dana White, presidenti i UFC-së, ka insistuar se meçi mes të dyve duhet të zhvillohet nën rregullat e MMA-së në tetëkëndësh të UFC-së./arbresh.info/
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...