Në lidhje me lajmin e aksi kombëtar Tiranë – Durrës do të bëhet me pagesë reagon edhe ministria përgjegjëse e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Sipas tyre në këtë institucion është depozituar një propozim nga një subjekt privat për realizimin e projektit të zbatimit, financimit, Zhvillimi dhe Operimin e projektit sipas kornizës së PPP në modelin BOT, për segmentin rrugor:
Segmenti 1: Tiranë-Vorë-Durrës
Segmenti 2: Kashar-Rrogozhinë
Propozimi ka për qëllim të ofrojë një zgjidhje të qëndrueshme për të ulur ngarkesën në të gjithë rajonin Tiranë, Durrës dhe Rrogozhinë.
Skema e propozuar parashikon ndërtimin e veprave në fjalë në dy faza. Së pari zgjerimin e aksit Tiranë-Vorë-Durrës, rehabilitimin e rrugës dytësore Tiranë-Durrës përmes Ndroqit dhe asaj të aksesit për bizneset.
Së dyti, në një fazë të mëvonshme, përtej 2025, parashikohet ndërtimi i aksit tjetër Kashar-Rrogozhinë.
Skema e propozuar parashikon që të gjithë koston e ndërtimit e përballon koncesionari privat i cili vendos një tarifë për kalimin duke garantuar shlyerjen e investimit dhe fitimin e arsyeshëm pa rënduar mbi Buxhetin e Shtetit. Qytetarëve u krijohet edhe mundësia e kalimit pa pagesë përmes rrugës alternative.
Projektet e paraqitura kanë për referencë kosto tavan dhe jo kosto konkrete të realizimit. Kostot finale të projekteve përcaktohen vetëm pasi të ketë projekt zbatimi të miratuar për realizimin e veprave në fjalë. Çdo koment mbi shifra konkrete në këtë fazë është keqinformim dhe spekulim mediatik.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë është duke analizuar këto propozime, nuk ka asnjë vendimmarrje dhe në rast të një konkluzioni pozitiv, do të ndiqen me transparencë të plotë të gjitha procedurat e përcaktuara në ligj duke garantuar mbrojtjen maksimale të interesave të qytetarëve shqiptare.
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë ndërmarrjen KRU “Prisht...
Driloni ndan shtratin me Gjestin, Xheneta: Nuk e di qysh ka ...