“Ne jemi njoftuar javën e kaluar për testimet raketore të planifikuara nga Rusia jashtë bregut të këtushëm”, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në perëndim të Norvegjisë, ku është duke zhvilluar stërvitjet aleanca veri-atlantike.
Manovrimet e NATO-s synojnë që të trajnojnë personelin për të mbrojtur shtetet e aleancës pas agresionit potencial.
Duke mbledhur rreth 50,00 trupa, 65 anije dhe 250 aeroplanë nga 31 shtete, qindra kilometra larg kufirit të Norvegjisë me Rusinë, Moska e zemëruar është zotuar se do të “hakmerret”.
“Pavarësisht tentimeve të përfaqësueve të aleancës dhe anëtarëve tjerë për të prezantuar këtë aktivitet për qëllime të mbrojtjes, është e qartë se kjo shpërfaqje e forcës ka natyrë anti-ruse”, ka thënë ministria e Jashtme e Rusisë, transmeton rel.
Ushtria ruse ka njoftuar javën e kaluar se do të pozicionojë katër anije në veri të Atlantikut për të kryer stërvitjet e veta.
“Rusia ka forca detare të rëndësishme në këtë zonë”, ka thënë Stoltenberg të martën.
“Pres nga Rusia të ketë qasje profesionale”, është shprehur ai.
Blinken: Ne do të bëjmë gjithçka që Uashingtoni të dërgojë p...
Arrestohet i dyshuari për grabitje në një market në Pejë
Vajzat e shtëpisë elektrizohen nga muzika dhe bëjnë c
Kanadaja, Meksika dhe Kina i përgjigjen kërcënimeve të Trump
Konjufca fton mërgimtarët që të regjistrohen për zgjedhjet e...
Liga e Kampionëve vjen me nëntë ndeshje sot – vëmendja te de...