Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, lëndohet një 23 vjeçar

17:15 | 30 Tetor 2018
Arbresh.info

Policia e Kosovës njofton se sot rreth orës 14:00 kanë pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Asllan Pireva” në Prishtinë.

Sipas Policisë menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore, me ç’rast është kuptuar se bëhet fjalë për vrasje në tentativë, ku viktima B.M, mashkull 23 vjeç ka marrë lëndime nga arma e zjarrit.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që hetuesit policor janë duke punuar në identifikimin dhe lokalizimin e personave të dyshuar./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme