Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit është njoftuar zyrtarisht nga Petrit Gashi me dorëheqjen që ai e ka dorëzuar dje në Kuvendin e Kosovës, institucioni që sipas Ligjit të AKP-së i zgjedh të gjithë anëtarët e Bordit të Drejtorëve.

“Bordi i Drejtorëve shpreh keqardhje për vendimin e njëanshëm të z.Gashi për dorëheqje dhe thekson se pas dorëheqjes së kryesuesit të Bordit, këtë detyrë do ta ushtrojë zëvendës kryesuesi i Bordit të Drejtorëve, Bajram Zejnullahu, sipas Ligjit të AKP-së dhe akteve nënligjore që rregullojnë punën dhe veprimtarinë e Bordit të Drejtorëve”, thuhet në një komunikatë nga AKP.
Bordi ka gjithsej tetë anëtarë, ndërkaq me shtatë anëtarë që janë me mandat ligjor Bordi është plotësisht funksional për të mbajtur mbledhje e për të marrë vendime.
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...
Sveçla: Grupet terroriste sponsorizohen nga Serbia
Shefi i EULEX-it: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, autorët d...
Policia del me reagim zyrtar për sulmin e kanalit të “Iber L...
Rohde: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, Gjermania e gatshme ...
Paralajmërimi i Kurtit pas shpërthimit në Ibër Lepenc: Një p...