Presidenti Hashim Thaçi kohëve të fundit ka provuar ta bindë secilin që në planet e tij është vetëm që Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës e kurrësesi që të ndahet vendi apo të shkëmbehen territoret me Serbinë. Por, ai sot në tëitter ka shpërndarë një shkrim, editorial të Financial Times, që mbështet pikërisht shkëmbimin e territoreve me Serbinë, ku pjesë të Veriut do të kalonin në Serbi dhe copëtimin e Luginës në mënyrë që një pjesë t’i takojë Kosovës.
Ditë më parë, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara Presidenti Hashim Thaçi, iu drejtua opinionit publik me një shkrim që e botoi gazeta prestigjioze Financial Times. Publikimi në këtë medium të njohur u mundësua nga Kompania “Chartwell Strategy Group”, që Kosovës i merr 600 mijë dollarë në vit, si pasojë e një marrëveshjeje që e ka bërë Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës.
Rreth dy muaj më vonë Bordi Editorial i po kësaj gazete ka publikuar një shkrim me të cilin mbështet ndarjen e Kosovës.
Në analizën sipërfaqësore, FT të titulluar se “Një plan për Ballkanin që meriton të mbështetje të kujdesshme” thuhet se propozimi ka disa rreziqe por mund të sjell edhe përfitime.
Më pas FT zbulon se Thaci dhe Vuçiq kanë zhvilluar bisedime për shkëmbimin e territoreve.
“Detajet nuk janë zbuluar por dy burrat mësohet se kanë diskutuar shkëmbimin e pjesëve të banuara kryesisht me serbe në Kosovën Veriore me pjesë të Serbisë në Luginën e Preshevës e populluar krytesisht me shqiptarë” shkruan FT.
E shkrimi si duket i ka pëlqyer Thacit.
“Analizë e rëndësishme e bordit editorial të Financial Times mbi rreziqet dhe përfitimit e marrëveshjes finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë – që duhet të cojë në anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe Ballkanit në BE” ka shkruar Thaci në Twitter.
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”
Qytetarët ankohen për ngecje të punimeve në rrugën Prishtinë...
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...