Arrestohet një person për fajde, i gjenden edhe armë

16:22 | 30 Tetor 2018
M. A.

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike, sot rreth orës 10:00, ka zbatuar planin operativ për kapjen e personave të dyshuar për përfshirje në veprat penale ‘fajde’ dhe ‘detyrim’.

Me urdhër verbal të gjykatësit të procedurës paraprake-Gjykata Themelore në Prishtinë, janë kontrolluar shtëpitë e dy të dyshuarve.

Në shtëpinë e njërit të dyshuar janë gjetur dhe sekuestruar: 21 fishekë të kalibrit 6.35 mm, 167 fishekë 7.65mm, 1 x karikator me 7 fishekë 7.65mm, 1 karikator i zbrazur, 1 rreth me 7 fishekë 12 GA, 4 karikator të zbrazur, 5 dorëza të armëve, 16 fishekë 7.65 mm, 40 copa fishekë 7.62mm, 100 copë fishekë municion me gaz, 1 kuti e zbrazur për fishekë, 1 pushkë gjysmë automatike, CZ Vizor 70 kalibri 7.65 mm, 2 thika, 7 fishekë 9mm,2 fishekë 7.65 mm, dhe 1 armë automatike AK 47 me dy karikatorë dhe 39 fishekë 7.62mm.

Lidhur me gjetjen e armëve rasti i është referuar stacionit policor ‘Jugu’ Prishtinë, për të cilin është hapur rasti ‘mbajtje në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve’ Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore në Prishtinë,

Departamenti i Krimeve të Rënda dhe me aktvendim të tij, i dyshuari N. G. lindur më 1966, dhe dërgohet në mbajtje për 48 orë. Të përfshirë në veprat penale ‘fajde’ dhe ‘detyrim’ janë edhe dy të dyshuar tjerë të njohur për policinë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme