Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë e Prizrenit ka realizuar një operacion policor, me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prizren, me ç’rast është bërë arrestimi i një personi të dyshuar.
Operacioni policor është bazuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave, psikotrope dhe analoge’, ku Policia e Kosovës ka realizuar bastisje në shtëpinë e të dyshuarit të arrestuar.
I dyshuari i arrestuar në këtë rast është: L. Gj. (1986) ku gjatë kontrollit në lokacionin e caktuar janë gjetur dhe janë sekuestruar: nëntë paketime të mbështjella me qese plastike me substancë dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë të përgjithshme rreth 3 kg e 670 gramë dhe një revole pa karikator.
Me urdhër të prokurorit të Shtetit, i dyshuari i lartcekur është dërguar në ndalim policor në stacionin policor në Prizren.
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...