Google ADS

Real Madrid – Eden Hazard, ky po që është lajm i keq për Chelsean

15:40 | 30 Tetor 2018
Arbresh.info
Eden Hazard është ende në shënjestrën e Real Madridit.

Chelsea kishte shpresuar se Real Madridi nuk do ta kërkonte më Eden Hazardin, por gjërat kanë ndryshuar.

Skuadra londineze kishte shpresuar që madrilenët do ta transferonin Antonio Conten, në mënyrë që belgu mos të kalonte në ‘Bernabeu’.

Hazard kishte bërë me dije se filozofia e trajnerit italian për tu mbrojtur nuk i ka pëlqyer asnjëherë, andaj kjo gjë mund ta ndalonte atë që të kalonte te Real Madridi.

Chelsea tani është në presion të madh se mund ta humbas yllin më të mirë të skuadrës në verën e vitit 2019.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme