Alarm fals për bombë në ambasadën shqiptare në Athinë.
Përfaqësia jonë diplomatike ka marrë një telefonatë anonime për një bombë të vendosur në ambientet e saj.
Menjëherë është njoftuar policia, e cila pasi ka shkuar ka arritur në përfundimin se alarmi ka qenë fals.
Nderkohe mediat greke raportojne per nje ngjarje te ndodhur sot paradite ku një turmë ekstremistësh të djathtë sulmuan me koktej molotov një agjenci turistike shqiptare në Athinë.
Sulmuesit kanë dëmtuar fasadën e zyrave të kompanisë turistike që lidh Athinën me Vlorën. Fatmirësisht, brenda në zyrë në kohën e sulmit nuk kishte asnjë punonjës, as kalimtarë jashtë.
Dyshimet e para bien ndaj anëtarëve të Agimit të Artë. Ndërkohë që policia po heton edhe pista të tjera, sulmi si pasojë e vrasjen e Kostandinos Kaçifës në Bularat është një prej tyre, bëjnë me dije burimet policore në Athinë.
Policia thotë se ka rritur masat e sigurisë në zonën që operojnë agjencitë shqiptare të udhëtimeve.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...