Partitë politike në Kosovë assesi të bëhen unike në fazën finale të dialogut me Serbinë. Opozitarët përpos që nuk e pranojnë presidentin Hashim Thaçi në krye të këtij dialogu, kërkojnë që njëkohësisht të ndalen bisedimet me shtetin fqinj, pasi që, siç thonë ata, nga negociatat më së shumti ka përfituar Serbia, shkruan “Zëri”.
Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rasim Selmanaj, ka thënë për gazetën “Zëri” se të gjitha subjektet politike duhet të bashkohen rreth çështjes së dialogut.
“Ne si parti jemi për konsensus dhe Kosova në këtë fazë nuk ka nevojë për shumë rezoluta, ka nevojë për një rezolutë e cila i përmbush të gjitha kërkesa e pushtetit, edhe të opozitës. Uniteti është i domosdoshëm, prandaj të gjithë duhet të bëhemi së bashku në këtë temë”, ka thënë ai.
Selmanaj ka theksuar se partitë në opozitë duhet t’i heqin inatet e tyre politike dhe të bashkohen për gjetjen e një konsensusi.
Ndërsa analisti politik Agron Halitaj në një prononcim për “Zërin” ka thënë se nuk pritet të arrihet një marrëveshje mes pozitës dhe opozitës rreth procesit të dialogut.
“Pa dyshim se konsensusi për vendimet e mëdha për shtetin është i domosdoshëm, por esenca është se si duhet gjetur formula për ta unifikuar në masë të konsiderueshme faktorin politik shqiptar. Në rrethanat e tanishme nuk është e pritshme se mund të arrihet ndonjë ujdi mes pozitës dhe opozitës rreth procesit të dialogut të Brukselit e aq më pak rreth një marrëveshjeje të mundshme përfundimtare mes Thaçit dhe Vuçiqit”, ka thënë ai.
Halitaj ka thënë se alternativë e vetme për sigurimin e mbështetjes së shumicës është vetëm rrëzimi i Qeverisë./Zëri/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...