Google ADS

Një shtetasi i Kosovës dëbohet nga Mali i Zi, akuzohet për kërcënim të priftit në Ulqin

13:19 | 30 Tetor 2018
Arbresh.info

Shtetasi i Kosovës, Ermal Tershnjaku, do të deportohet nga Mali i Zi, pasi që kërcënoi priftin e Ulqinit, Sinisha Smiliq, njoftojnë mediat e Malit të Zi.

Këtë vendim e mori prokurori shtetëror Faruk Resulbegoviq, i cili, siç transmeton „Vijesti“, dje në mëngjes e mori në pyetje shtetasin e Kosovës për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale „kërcënim i sigurisë“.

Tershnjaku iu prezantua rrejshëm Smiliqit si pronar i një furre në Ulqin, duke i kërkuar para. Pas përgjigjes negative, vijuan kërcënimet e drejtpërdrejta pas të cilëve Smiliqi njoftoi policinë, e cila e arrestoi shtetasin e Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme