Pasi Komuna e Graçanicës më 12 shtator njoftonte se po i falte Fushë-Kosovës fshatrat Uglar e Preoc, me arsyetimin se ashtu kishin dashur banorët e tyre, tani bëhet e ditur se banorët serbë të këtyre dy fshatrave me peticion kundërshtojnë këtë nismë.
Siç raporton RTK2 në gjuhën serbe, peticionin e kanë nënshkruar 600 banorë të këtyre dy zonave kadastrale të komunës së Graçanicës, transmeton Koha.net.
Më herët, 91 familje shqiptarësh që jetojnë në Uglar, por jashtë territorit të 108 hektarëve që komuna e Graçanicës ia kishte dhuruar komunës së Fushë-Kosovës, me peticion kishin kërkuar që edhe ato të shkojnë me Fushë-Kosovën
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...