Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për në Minsk të Bjellorusisë ku do të marrë pjesë në Takimin e Grupit Kryesor të Konferencës së Sigurisë të Munihut.
Ai ka shkuar në Bjellorusi me ftesë të shefit të kësaj konference, Wolfgang Ischinger.
Sipas një komunikate nga presidenca, kjo është ngjarje e nivelit të lartë që mbledh protagonistët kryesorë rajonalë, krerë shtetesh dhe organizatash ndërkombëtare, ministra, deputetë e drejtues të OJQ-ve dhe gazetarë.
Presidenca ka njoftuar se të mërkurën Thaçi do të mbajë një fjalë rasti në një panel me kryeministren serbe Ana Brnabiq. Panelin do ta hapë ministri i Punëve të Jashtme të Bjellorusisë, Vladimir Makei.
“Presidenti Thaçi do të flasë edhe për përpjekjet për të ndërtuar paqe të qëndrueshme dhe për të forcuar perspektivën euroatlantike për Kosovën dhe rajonin”, thuhet më tej në njoftim.
Temat që do të diskutohen në takimin e Konferencës së Sigurisë të Munihut që do të zhvillojë punimet në Minsk të Bjellorusisë janë siguria energjetike, siguria transnacionale, inteligjenca, Procesi i Minskut, marrëdhëniet Lindje-Perëndim, kontrolli i armëve dhe ndërtimi i mirëbesimit, si dhe konfliktet rajonale.
Në mesin e pjesëmarrësve në takimin e Konferencës së Sigurisë së Munihut në Minsk do të jenë edhe presidenti bjellorus, Aleksander Lukashenko, kryeministri bjellorus Sergei Rumas, Presidenti i Armenisë, Armen Sarkissian, Kryeministri i Moldavisë, Pavel Filip, Ministri i Punëve të Jashtme i Polonisë, Jacek Czaputowicz, Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikola Dimitrov, Ministri i Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane i Republikës Sllovake, Miroslav Lajčák, Zëvendësministri i Jashtëm i Federatës Ruse, Alexander Grushko, Zëvendësministri i Jashtëm i Gjeorgjisë, Lasha Darsalia, Sekretari Parlamentar i Shtetit në Ministrinë Federale të Mbrojtjes të Gjermanisë, Thomas Silberhorn, ish-Zëvendësministri i Parë i Punëve të Jashtme të Ukrainës, ambasador Oleksandr Chalyi, Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme nga radhët e Grupit Parlamentar të CDU/CSU në Bundestagun gjerman, Norbert Röttgen, Zëvendëskryetari i Parë i Komisionit për Punë të Jashtme të Këshillit të Federatës pranë Parlamentit të Federatës Ruse, Sergey Kislyak, ish-Ministri francez për Evropë, Pierre Lellouche, ish-Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Presidentit të SHBA-së dhe ish-Komandanti Suprem i NATO-s për Evropë, James L. Jones, ish-Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Alexander Vershbow, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Thomas Greminger, anëtari i Komisionit për Çështjet e Bashkimit Evropian nga radhët e Grupit Parlamentar FDP në Bundestagun gjerman, Michael Georg Link, Presidentja dhe Kryeshefja Ekzekutive pranë Fondacionit SHBA-Rusi, Celeste Wallander, Drejtori i Përgjithshëm i Këshillit të Çështjeve Ndërkombëtare Ruse, Andrei V. Kortunov, Sekretarja Ekzekutive e Organizatës së Traktatit për Ndalimin Gjithëpërfshirës të Provave Bërthamore, Lassina Zerbo, etj.
Arrestohen dy persona te dyshuar për vjedhje të pyllit në Le...
OKB: Gati 70% e të vdekurve nga lufta në Gazë janë gra dhe f...
Prokuroria në Prizren ngrit aktakuzë ndaj një personi për ng...
Vazhdon periudha për ndërrimin e qendrës së votimit brenda k...
Xheneta-Gjestit: ‘O Naim Frashër’ mos më thuaj poezi e vjers...
Sylvinho publikon listën/ Ndeshjet me Çekinë dhe Ukrainën, k...