Lëshonin certifikata e pasaporta false, arrestohen 20 persona

11:57 | 30 Tetor 2018
Arbresh.info

Prokurorët në Bullgari thonë se kanë shkatërruar një rrjet mashtrimi me pasaporta, ku mijëra njerëz kanë marrë nënshtetësi bullgare në mënyrë të jashtëligjshme, e rrjedhimisht edhe të drejtë pune dhe udhëtimi nëpër Bashkimin Evropian.

Më shumë se 20 persona janë arrestuar, përfshirë zyrtarë, transmeton portali arbresh.info.

Aplikantët thuhet të kenë paguar deri në 5,690 dollarë për certifikatat false të origjinës bullgare.

Policia ka bastisur zyrat e Agjencisë Shtetërore për Diasporën Bullgare.

Stafi në këtë agjenci thuhet të jetë përfshirë në shitjen e certifikatave false për blerësit në shtetet fqinje që nuk janë në BE.

Shumë prej aplikacioneve të rreme besohet se kanë ardhur nga shtete me pakicë të konsiderueshme etnike bullgare, duke përfshirë Moldavinë, Maqedoninë dhe Ukrainën.

Disa raporte sugjerojnë se agjencia ka lëshuar rreth 30 certifikata të dyshimta në javë.

Prokurorët thonë se po hetojnë punën e agjencisë për akuzat, duke përfshirë marrjen e ryshfetit, falsifikimin dhe shpërdorimin e detyrës./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme