Autoriteti kryesor palestinez ka autorizuar Organizatën për Çlirimin e Palestinës (PLO) që të pezullojë njohjen e Izraelit dhe të ndalojë koordinimin e sigurisë me Tel Avivin.
Këshilli Qendror Palestinez (PCC), një organ i PLO tha se pezullimet duhet të mbahen derisa Izraeli të njohë shtetin palestinez duke u bazuar në kufijtë para 1967 me Jerusalemin Lindor si kryeqytetin e tyre, raporton agjencia palestineze e lajmeve Wafa, transmeton portali arbresh.info.
Pas një takimi dyditor në Ramallah në Bregun e pushtuar Perëndimor, këshilli tha se PLO dhe Autoritetit Palestinez gjithashtu do t’i japë fund koordinim të sigurisë dhe pezullojë marrëveshjet ekonomike sikurse janë dakorduar më 1994 në Protokollin Ekonomik të Parisit.
Gjithashtu ata kanë vendosur të tërhiqen nga Marrëveshjet e Oslos.
Këshilli tha se vendimi është marrë në vazhdën e mohimit të vazhdueshëm të Izraelit për marrëveshjet e nënshkruara.
Vendimi duhet të miratohet nga presidenti palestinez Mahmoud Abbas dhe Këshilli Ekzekutiv i PLO.
Duke folur të dielën, Abbasi u zotua përsëri të bllokojë çdo plan paqeje të udhëhequr nga Presidenti i SHBA, Donald Trump.
Abbasi e krahasoi planin e pritshëm të Trump me Deklaratën e Balfourit të vitit 1917, i cili e pa qeverinë britanike të angazhohej për krijimin e një shteti për hebrenjtë në Palestinën historike.
Në dhjetor, Trump vendosi ta njohë Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit dhe për të lëvizur ambasadën amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem./Arbresh.info/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...