Që prej të dielës në morgun e Gjirokastrës, sot vjen mjeku grek për ekzaminimin e Kacifas

09:29 | 30 Tetor 2018
Arbresh.info

Trupi i pajetë i Kostandinos Kaçifas, 35-vjeçarit minoritar grek që u vra nga efektivët e RENEA-s në Bularat, ndodhet ende në morgun e spitalit të Gjirokastrës.

Me kërkesë të familjarëve të viktimës, trupi i pajetë është në pritje të mjekëve grekë për të kryer ekspertizën mjeko-ligjore.

Burime për Ora News bëjnë me dije se mjeku grek është ende në Janinë dhe pritet që ditën e sotme të mbërrijë në spitalin e Gjirokastrës.

Ndërkohë dje u publikua videoja nga përleshja me armë në Bularat, ku Konstandinos Kaçifas qëllonte mbi policinë.

Dosja e vrasjes së 35 vjeçarit Kostandin Kaçifas në Bularat do të hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Vendimi është marrë dhe për rrethanat në të cilat ndodhi.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme