Zbulohen pamjet e rrëzimit të helikopterit në Leicester

08:38 | 30 Tetor 2018
Arbresh.info

Është zbuluar moment i rrëzimit të helikopterit jashtë Stadiumit ‘King Power’.

Helikopteri që u rrëzua para dy ditësh, ka lënë të vdekur pesë persona, në mesin e tyre edhe pronari i Leicesterit, Vichai Srivaddhanaprabha.

‘HORRIFYING CCTV’ ka sjellë pamje nga rrëzimi i helikopterit, e që shumë persona janë ende në dyshime se si ka ndodhur.

Pronari i Leicesterit kishte mbetur i vdekur në vend, së bashku me katër persona të tjerë, pasi helikopteri kishte eksploduar me tu rrëzuar.

Mijëra klube, lojtarë dhe tifozë, kanë shprehur ngushëllimet e tyre për ngjarjen që e tronditi jo vetëm ish-kampionin e Premierligës, por edhe Anglinë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme