Lewis Hamilton u rikonfirmua me meritë si kampioni i botës në Formula 1, madje e bëri këtë dy gara nga fundi i sezonit, në një kampionat që dukej i destinuar se do të vuante për shkak të Ferrarit.
33-vjeçari anglez ishte piloti më ambicioz dhe shfrytëzoi rënien e Kokëkuqes pas garës së Monzës, duke marrë avantazhin për të mos e lëshuar më, ndërsa statistikat e tij në karrierë janë impresionuese.
Që prej vitit 2013, kampioni i botës ka marrë të paktën 9 fitore në një edicion dhe ashtu si në vitin 2017, titulli i britanikut të Mercedesit erdhi në autodromin “Vëllezërit Rodríguez”.
Hamilton ka fituar 3 tituj në muajin tetor, madje në total ka barazuar legjendën Fanggio. Në fokus është rekordi i Michael Schumacher. “Kaizeri” i Formula 1 mbetet aktualisht i pakapshëm, me 7 kurora, përcjell top channel.
Me 33 vjeç e 294 ditë, Lewis u bë piloti i dytë në historinë e garave që merr një titull të distancuar me 10 vjet nga i pari. Edhe në këtë rast, krah tij qëndron Schumacher.
Hamilton i solli flamurit britanik titullin e 18 në historinë ishullore, duke e bërë kombin më fitues në planet. Për të 11 vit radhazi, titulli shkon për një anglez ose gjerman, një sekuencë e nisur në 2008.
Për herë të 35 në historinë e garave spektakolare me makina, fituesi i kampionatit nuk është ai që triumfoi në garën e parë sezonale.
Komisioni për Punë të Jashtme takon sot Komisionin për Buxhe...
SHBA njeh liderin e opozitës si president të zgjedhur në Ven...
Ndahet nga jeta në moshën 35-vjeçare aktori Paul Teal
Shënohet Dita Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve
AKK-ja me konferencë sot, flitet për inovacionet drejt digji...
Moti i keq, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla dhe të pe...