Nuk është hera e parë që personazhet e njohura të showbizit shqiptar të përfshihen në debate ose thumbime virtuale, dhe jo vetëm.
Një situatë mëse ‘’normale’’ kjo sidomos nëse bëhet fjalë për artistë që lëvrojnë në të njëjtin zhanër, por ‘’sherri’’ i radhës ka përfshirë një këngëtare të njohur dhe moderatoren më të njohur të pasdites në ekranet shqiptare. E kemi fjalën për Tunën dhe Rudina Magjistari, të cilat pa dashur e pa pandehur janë kthyer në personazhet më të komentuara të fundjavës që lamë pas.
E ftuar në ‘’Xing me Ermalin” foli më gjatë për rikthimin në muzikë, përgjegjësitë dhe përjetimet e mëmësisë, marrëdhënien me Patrisin, si dhe ceku paksa edhe raportin me Robert Berishën. E pyetur n.q.s do të shkonte ndonjëherë në studion e Rudina Magjistarit, ajo u përgjigj: ‘’ Asnjëherë në jetën time.E kam lënë hold on dhe ashtu do ta lë dhe nja 10 vite të tjera, apo edhe 20 vite sa të jem gjallë”. Nuk ka munguar as reagimi i Rudinës, e cila në postimin e radhës i thotë këngëtares se nuk duhet të ketë kaq urrejtje brenda vetes. Replika e saj vijon si më poshtë:
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”