Google ADS

Quni thotë se ushtria e Kosovës ia pamundëson Serbisë synimet për territorin e Kosovës

01:34 | 30 Tetor 2018
Trina Galanxhi

Deputeti i LDK-së, Anton Quni i është kundërpërgjigjur deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq rreth ushtrisë së Kosovës.

Vuçiq ushtrinë e Kosovës e ka quajtur si rrezikë për rajonin.

Por, Quni gjatë një paraqitjeje të drejtpërdrejtë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, i ka quajtur “absurde” pretendimet e Serbisë dhe të Rusisë se ushtria e Kosovës do të destabilizonte rajonin.

Quni ka thënë se serbët janë kundër ushtrisë së Kosovës, sepse ajo ua pamundëson synimet për territorin e Kosovës.

“Pa kapacitete ushtarake, Serbia e synon territorin tonë”, është shprehur Quni.

Ai ka thënë se ushtria e Kosovës, duke frenuar pretendimet serbe, do të ruajë paqen në Ballkan.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme