Google ADS

Fshati i vjetër i këtij qyteti kosovar, vendbanimi multikulturor ku të gjithë banorët janë të ardhur

00:54 | 30 Tetor 2018
Arbresh.info

Dikur fshati ishte i banuar vetëm me komunitetin serb, deri në vitet e 70-ta. Familja e parë shqiptar, që kishte ardhur në këtë fshat ishte ajo e 73 vjeçarit, Bajram Rekaj.

Rekaj bashkë me familjen e tij ishte shpërngulur nga Prelezi i Muhaxherëve të Ferizajt, para 48 viteve.

Ai ka thënë se Fshatin e Vjetër e kujton nga koha kur kishte vetëm pesë shtëpi.

“Na jena shpërngulë në vitin ’70. Kemi ardhur në këtë fshat dhe kemi ble tokë e pastaj kemi ndërtuar shtëpi. Pastaj vllaznia kanë punuar në shtete të jashtme, ndërsa unë kam qëndruar këtu. Kemi qenë 35 anëtarë në një shtëpi, por me punë natë e ditë kemi arrit pasuri të mirë dhe kemi bërë jetës të mirë”, thotë Rekaj banor i fshatit.

Me shtëpitë e vogla, të ndërtuara përskaj rrugës, në shpinën e një kodre jo shumë të lartë, krijohet një vend me një formësim ndryshe nga fshatrat tjerë.

Ndërsa, nga aty mund të shohësh edhe majën më të bukur të maleve të Sharrit, Lubotenin. Duket sikur kjo majë shumëngjyrëshe e ruan këtë fshat të vjetër, nga atje lart.

“Kalojmë mirë në këtë fshat të gjithë banorët. Si në vdekje si në dasma ne hyjmë e dalim pa ndonjë problem”, tregon më tej Bajram Rekaj.

Fshati i vjetër, i cili ndodhet pak kilometra larg qytetit të Ferizajt, është fshat multikulturor. Asnjë banor në këtë fshat nuk është vendas. Të gjithë kanë ardhur nga fshatrat e qyteteve përreth, duke krijuar kështu kultura të ndryshme brenda tij.

Brahim Kriveneva, në këtë vend ka ardhur nga fshati Stagoc, i komunës së Kaçanikut. Ai thotë se këtu është vendosur që nga viti 2012.

“Jemi shpërngulë për shkak të kushteve më të mira në këtë vend. Fqinj atje nuk kemi pasur, shkollim nuk ka pasur. Këtu kemi kushte më të mira, shkolla më afër, spitali më afër, qyteti po ashtu më afër”, tregon banori tjetër Brahim Krivineva.

Fshati i vjetër ofron një kombinim unik të natyrës së bukur, dhe kulturave të ndryshme.

Bajram Rekaj, ka thënë se po ti jepej mundësia që të shpërngulet edhe njëherë, prapë do të kishte zgjedhur këtë fshat.

https://www.facebook.com/tvdukagjiniofficial/videos/503973270077182/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme