Nëse ndonjëherë keni qeshur kur keni pa në video dikë duke u rrëzuar, atëherë ju jeni të njëjtë me shumicën e njerëzve në internet. Është natyrale të reagoni me videot që bëhen virale, dhe shumë lehtë harroni se është një person në anën tjetër të videos që jeni duke e shikuar.
Ndonjëherë kjo ‘schadenfreude’ – koncept gjerman që do të thotë “gëzim i turpshëm”, ose në parim nënkupton kënaqësinë që e ndjeni nga fatkeqësitë e tjerëve – është më i dukshëm, transmeton Telegrafi.
Sipas psikologëve të universitetit Emory, schadenfreude mund të zbulojë diçka për njerëzit me trajta të errëta të personalitetit.
Në një artikull të ri të publikuar në revistën ‘New Ideas in Psychology’, autorët diskutojnë se si schadenfreude mund të jetë zbulues i ndjenjave të agresivitetit, rivalitetit dhe drejtësisë. Por, ka diçka më djallëzore që i lidhë këto tri karakteristika me njëra-tjetrën.
“Dehumanizimi duket se është në bërthamën e schadenfreude-s. Skenarët që nxisin reagime të tilla, siç janë konfliktet ndërgrupore, kanë tendenca të promovojnë dehumanizim” ka thënë Shensheng Wang, autor i kësaj letre.
Dehumanizimi nënkupton t’ia privosh një personi apo një grupi personash kualitetet pozitive njerëzore. Në esencë, ju më nuk i perceptoni si njerëz, dhe nuk ndieni aspak mëshirë për ta.
Kur nuk ka lidhje mes ngjarjes dhe personit që është dëshmitar, dehumanizimi është më i lehtë. P.sh., në një video virale ku nuk e njihni personin, ose në një fatkeqësi natyrore dhe ju jeni shumë larg për ta kuptuar atë.
Schadenfreude është shembull i dehumanizimit, pasi që nuk është aq e mundshme të ndiheni aq të kënaqur nëse gjëra të këqija i ndodhin njerëzve për të cilët keni ndjenja.
Në anën tjetër, Scott Lilienfeld, që po ashtu është autor i këtij studimi, ka thënë se schadenfreude ndërlidhet edhe me disa trajta të errëta të personalitetit si sadizmi, narcisizmi dhe psikopatia. Në një nivel, ky fenomen mund t’i shpjegojë ndjenjat sociopatike, psikopatike dhe narcisiste që abuzuesit i ndjejnë kur e lëndojnë dikë të afërt. /Telegrafi/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?