Google ADS

Ministri francez: Europa nuk është e gatshme për kriza të reja

23:48 | 29 Tetor 2018
Trina Galanxhi

Europa ka nevojë urgjente për një union bankar dhe për buxhetin e investimeve në eurozonë, tha ministri francez i Financave Bruno Le Maire.

“Ne nuk shohim përmbajtje në Europë” tha ai për Le Parisien në një përgjigjje ndaj pyetjes nëse ekziston rreziku i krizës në Europë sot, transmeton portali arbresh.info

Ai morri shembull Italinë, ku edhe tha se Komisioni Europian tanimë ka arritur në Itali.

“Por nëse pyesni se a është eurozona për t’u përballur me një krizë të re ekonomike, atëherë përgjigja ime është jo”, shtoi ai.

I pyetur për ekspozimin e bankave franceze ndaj Italisë, ministri tha se nuk është në interesin e asnjë personi që Italia të jetë në vështirësi./arbresh.info/

Të ngjashme