Barcelona vazhdon të përflitet për një ribashkim me Neymarin dhe një ofertë intriguese mund t’i shtrohet përpara Paris Saint Germainit.
Siç përmendet edhe nga ‘The Independent’, Lionel Messi duket të jetë i hapur ndaj kësaj ideje për ribashkim me superyllin brazilian ndërkohë që raportet vazhdimisht sugjerojnë që transferimi mund të realizohet, transmeton portali arbresh.info.
Kjo vjen pas transferimit të tij në Paris Saint Germain vitin e kaluar për 222 milionë euro, me ç’rast ai dëshironte të bëhej një yll i shfaqjes në kryeqytetin francez, diçka të cilin ai ka dështuar për ta arritur me gjigantin katalunas përkrah Messit.
Edhe pse deri tani ka kaluar një kohë mjaftë të suksesshme që është ndërprerë fatkeqësisht një herë me lëndim në pjesën e dytë të sezonit të kaluar, duket se thashethemet për një rikthim në Camp Nou nuk kanë të ndaluar.
Sipas një raporti nga ‘Le10Sport’, Ousmane Dembele mund të përfshihet gjithashtu në ofertën për Neymarin në mënyrë që të bie çmimi i kërkuar që thuhet të jetë i njëjtë me tarifën me të cilën u largua nga gjiganti katalunas për herë të parë, transmeton portali arbresh.info.
Shtohet gjithashtu që vazhdon të mbetet ende e paqartë nëse Paris Saint Germaini do ta pranojë ofertën apo jo, por kjo sigurisht se do të jetë më tërheqëse duke marrë parasysh se ata mund të përfitojnë financiarisht dhe një zëvendësues direkt si pjesë e marrëveshjes.
Megjithatë, dallimi mes Neymarit dhe Dembeles është i dukshëm për shkak se braziliani ka vazhduar me nivelin e klasit botëror dhe deri tani ka shënuar 11 gola dhe ka krijuar gjashtë asistime brenda vetëm 13 ndeshjeve deri tani këtë sezon.
Edhe pse viti i kaluar ka qenë një për tu harruar për reprezentuesin francez gjatë lëndimit të tmerrshëm, ai nisi në formë të shkëlqyer këtë herë por është duke e gjetur shumë shpesh vetën në bankinë gjatë ndeshjeve të fundit.
Me këtë në mendje, marrëveshja për shkëmbim që do të bënte që Neymar të rikthehej do të ishte si një muzikë në veshët e trajnerit të Barcelonës, Ernesto Valverdes, por koha do të tregoj nëse ajo marrëveshje i përshtatet të dy palëve dhe merr dritën e gjelbër./arbresh.info/
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...
Hoti: Nuk do të lejoj të më njolloset emri, ministri Peci të...
Drenusha-Sarës: E di që vet ia del, nuk ke nevojë për ndihmë...
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...