Lazio dhe Interi kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre mbrëmjen e sotme (e hënë).
Dy skuadrat italiane kanë zbuluar njëmbëdhjetshen startuese për takimin mes tyre në kuadër të xhiros së dhjetë në Serie A, shkruan portali arbresh.info.
Kjo është një ndeshje mes dy skuadrave në stadiumin Olimpico që nuk ka përfunduar me barazim që nga marsi i vitit 2008.
Nikoqirët e këtij takimi kanë fituar me rezultat 3 me 1 ndaj Marseilles në Evropa Ligë duke siguruar tetë fitore nga dhjetë ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet (tetë fitore, dy humbje). Në ligë, ata kanë gjashtë fitore nga shtatë ndeshjet e fundit (gjashtë fitore, një humbje), pasi nisën sezonin me dy humbje radhazi.
Në shtëpi, ata kanë fituar tri ndeshje radhazi dhe kanë mbajtur dy herë portën e pastër. Vetëm në njërën nga dhjetë ndeshjet e tyre të fundit në Serie A në shtëpi, Lazio ka dështuar për të shënuar gol.
Lexo edhe: Familja e Cristiano Ronaldos është shumë e zemëruar pas akuzave të rënda ndaj tij
Nga ana tjetër, Interi nis takimin e sotëm pas disfatës në mesjavë kundër Barcelonës me rezultat 2 me 0 në UEFA Ligë të kampionëve.
Në Serie A, Interi ka një rekord impresiv duke shkuar në pesë fitore radhazi dhe brenda tri prej tyre kanë mbajtur portën e pastër.
Interi ka mbrojtjen e dytë më të mirë në ligë me vetëm gjashtë gola të pranuara.
Takimi mes dy skuadrave zhvillohet nga ora 20:30./arbresh.info/
Lazio: Strakosha; Luiz Felipe, Acerbi, Radu; Marusic, Parolo, Badelj, Milinkovic, Lulic; Caicedo, Immobile
Inter: Handanovic; Vrsaljko, Miranda, Skriniar, Asamoah; Vecino, Brozovic; Politano, Joao Mario, Perisic; Icardi
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...