Familja e Cristiano Ronaldos është shumë e zemëruar pas akuzave të rënda ndaj tij

20:11 | 29 Tetor 2018
Arbresh Info

Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo thotë se familja e tij është e “tronditur” dhe “shumë e zemëruar” me akuzat ndaj tij për përdhunim.

Modelja amerikane Kathryn Mayorga e ka akuzuar Ronaldon për ngacmim seksual në një hotel në Las Vegas gjatë vitit 2009, diçka të cilin reprezentuesi portugez e ka hedhur poshtë plotësisht, transmeton portali arbresh.info.

Gazeta gjermane ‘Der Spiegel’ raportoi e para për këto pretendime, ku kishte gjithashtu sugjerime që Ronaldo e pagoi zonjën Mayorga 375 mijë dollarë në vitin 2010 si pjesë e një marrëveshje të fshehtë duke e ndaluar atë që të zbulonte diçka të tillë publikisht.

Lexo edhe: Antonio Conte – Real Madrid, prishet marrëveshja

Zonja Mayorga ka hapur rast ligjor në përpjekje për të prishur marrëveshjen, ndërkohë që policia në Las Vegas ka rinisur një hetim.

Avokati i Ronaldos, Peter Christiansen konfirmoi se pagesa ishte bërë ndaj zonjës Mayorga, por tha se disa dokumente të prezantuara si evidencë ishin “vjedhur” dhe ishin “plotësisht të fabrikuara”.

Në një deklaratë në fillim të kësaj muaji, Ronaldo përshkroi akuzat për përdhunim si një “krim të neveritshëm” dhe në një intervistë për ‘France Football’ ai shpjegoi ndikimin që kanë pasur këto akuza te familja e tij.

“I kam shpjeguar partneres time”, ka thënë Ronaldo, transmeton portali arbresh.info.

“Djali im, Cristiano Jr, është shumë i ri për ta kuptuar. Është edhe më keq për nënën time dhe motrën. Ata janë të tronditur dhe në të njëjtën kohë shumë të zemëruar”

“Kjo është hera e parë që unë i kam parë ata në këtë gjendje”

Ronaldo ka rishfaqur formën e tij te Juventusi pas një fillimi të ngadaltë. Reprezentuesi portugez ka realizuar dy gola për gjigantin në Serie A në përmbysjen 2 me 1 ndaj Empolit të shtunën./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme