Aksidentohet Majk, kjo është gjendja e tij

19:20 | 29 Tetor 2018
Arbresh.info

Para pak minutash reperi Majk është përfshirë në një aksident trafiku.

Thuhet se aksidenti ka ndodhur në lagjen  “Bregu i Diellit” në Prishtinë dhe ishin të përfshira dy vetura.

Sipas dëshmitarëve të vendit të ngjarjes, reperi kosovar, Kastriot Rexha i njohur si ‘Majki’  është aksidentuar me veturën e tij të tipit ‘Porsche’.

Si pasojë e këtij aksidenti ka edhe persona të lënduar, përderisa edhe dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Në vend të ngjarjes kanë arritur si policia ashtu edhe ekipi mjekësor.

Gjendja e reperit është e mirë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme