Ministri Pacolli merr pjesë në inaugurimin e aeroportit në Stamboll

19:37 | 29 Tetor 2018
Arbresh.info

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka marrë pjesë në inaugurimin e aeroportit më të madh në Evropë, në Stamboll.

Përmes një statusi në rrjetin social facebook Pacolli ka shkruar se në këtë ngjarje kishte takuar përfaqësues të shteteve të ndryshme , si lider nga Kirgistani, Sudani me të cilët kishte vendosur kontakte.

Statusi i plotë:
Sot, pata kënaqësinë që me ftesë të autoriteve të larta të Republikës së Turqisë të marrë pjesë në inaugurimin e aeroportit më të madhe në Evropë, në Stamboll.
Gjatë këtij organizimi shfrytëzova rastin që të takohem me përfaqësues shtetesh të ndryshme pjesmarrëse.

Takova minstrat e punëve të jashtme dhe liderët nga Kirgistani, Sudani dhe vendosa kontakte me disa delegacione tjera të niveit të lartë të një morie shtetesh.
Falënderim i madh për kontributin e Turqisë në mbështetje të shtetit të Kosovës

Ndryshe emri i aeroportit të ri do të jetë “Aeroporti i Stambollit”.

Presidenti i Turqisë Recep Erdogan ka bërë të ditur se të gjitha fazat parashihet të përfundojnë deri më 2028, ndërkohë rrjedhimisht, aeroporti do të vazhdojë të rritet përgjatë 10 viteve të ardhshme.

“Faza e parë ka kapacitet për 90 milionë pasagjerë në vit. Kjo do të rritet në 150, nëse nevojitet në 200 milionë, pas përfundimit të fazave”, deklaroi Erdogan.

Presidenti turk tha se Stambolli nuk është vetëm qyteti më i madh i Turqisë, por edhe marka më e vlefshme e vendit.

Duke iu referuar Aeroportit Ataturk, Erdogan tha se Aeroporti Ataturk do të ruajë statusin e tij si aeroport, por do të mbyllet për fluturime komerciale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme