Ish sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka goditur presidentin e klubit Florentino Perez duke e cituar atë si një arsye prapa largimit të tij nga Santiago Bernabeu.
Ronaldo iu bashkua Juventusit për një tarifë prej 100 milionë euro gjatë verës pasi u bë golashënuesi më i mirë në Real Madridit duke i udhëhequr ata drejtë 14 titujve madhështor, përfshirë katër tituj në Ligë të Kampionëve dhe dy në La Liga, transmeton portali arbresh.info.
Pavarësisht këtyre arritjeve me Real Madridin, Ronaldo thotë se ai u largua nga gjiganti spanjoll për shkak se ai ishte vetëm një mall financiar në sytë e presidentit të klubit.
“Ai më shikonte mua vetëm si një marrëdhënie biznesi”, ka thënë ai për ‘France Football’ në një intervistë të sinqertë. “E di këtë. Ajo që më ka thënë mua nuk erdhi kurrë nga zemra”
Real Madridi në të kaluarën ka pretenduar se transferimi i Ronaldos ishte i nxitur “me dëshirë dhe kërkesë të lojtarit”. Megjithatë, reprezentuesi portugez ka sugjeruar se qëndrimi i Perezit ndaj tij kishte ndryshuar.
“E kam ndierë këtë brenda klubit, veçanërisht nga presidenti që ata nuk më konsiderojnë më njëjtë në mënyrën se siç bënë në fillim”, vazhdoi ai, transmeton portali arbresh.info.
“Në katër ose pesë vitet e para këtu, e kisha atë ndjenjën e të qenurit ‘Cristiano Ronaldo’. Më pas më pak. Presidenti më shikonte mua me sytë që nuk dëshironin të thonin të njëjtën gjë, pasi unë nuk isha më i domosdoshëm ndaj tyre, nëse e kuptoni çfarë dua të them”
“Kjo është ajo që më bërë ta mendoj largimin. Nganjëherë shikoja lajmet, ku ata thonin se unë isha duke kërkuar largimin. Kështu ishte pak, por e vërteta është se unë gjithmonë kisha mendimin që presidenti nuk do të më mbante. Nëse do të ishte rreth të hollave, unë do të transferohesha në Kinë, ku unë do të fitoja pesë herë më shumë se këtu [në Juventus] ose në Real”
“Nuk kam ardhur në Juventus për para. Fitoj ngjashëm si në Madrid, nëse jo më shumë. Dallimi është që në Juventus ata më duan mua. Më kanë thënë këtë dhe ma kanë bërë të qartë. Ata e kanë shfaqur këtë”
Ronaldo ka rishfaqur formën e tij te Juventusi pas një fillimi të ngadaltë. Reprezentuesi portugez ka realizuar dy gola për gjigantin në Serie A në përmbysjen 2 me 1 ndaj Empolit të shtunën./arbresh.info/
KOSTT: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ndërlidhet me ndërprerj...
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...