Google ADS

Cristiano Ronaldo: Unë e meritoj Topin e Artë

18:56 | 29 Tetor 2018
Arbresh Info

Cristiano Ronaldo beson se ai duhet të mposhtë Lionel Messin dhe Luka Modricin për çmimin prestigjioz – Topin e Artë.

Ronaldo ka shijuar një tjetër vit kalendarik fantastik duke shënuar për Juventusin dhe Real Madridin derisa vazhdon të ngjitet në shkalla edhe më të larta, transmeton portali arbresh.info.

Lexo edhe : Xherdan Shaqiri me një kërkesë madhështore për bashkëlojtarët pas 10 ndeshjeve të para

33-vjeçari është në garë për të fituar Topin e Artë për të gjashtën herë, pasi tashmë e ka siguruar këtë çmim në pesë raste. Megjithatë, Cristiano Ronaldo do të përballet me një konkurrencë mjaftë të ashpër nga lojtarët e Barcelonës dhe Real Madridit – Leo Messit dhe Luka Modricit për të fituar këtë çmim.

Messi, ashtu si ylli i Juventusit, ka shkëlqyer te Barcelona dhe ka luajtur një rol kryesor te skuadra e tyre që vazhdon qëndrimin në krye të tabelës në La Liga.

Nga ana tjetër, Modric është një tjetër konkurrent i madh pas suksesit të jashtëzakonshëm në Kampionatin Botëror duke dërguar Kroacinë në finale si dhe duke i ndihmuar Real Madridit të fitoj Ligën e Kampionëve, transmeton portali arbresh.info. Por, Ronaldo beson se ai duhet të fitoj çmimin duke thënë:

“Unë tashmë e di në zemrën time se unë jam njëri nga më të mirët në histori”

“E kam thënë disa herë që të fitosh për të gjashtën herë Topin e Artë nuk është fiksim, por sigurisht unë dua ta fitoj Topin e Artë të gjashtë”

“Do t’iu gënjeja nëse do iu thoja ndryshe”

“Jam duke punuar për këtë ashtu siç punoj për të shënuar gola dhe për të fituar ndeshje pa e kthyer këtë në fiksim”

“Po, unë mendoj se e meritoj Topin e Artë”

Ronaldo ka rishfaqur formën e tij te Juventusi pas një fillimi të ngadaltë. Reprezentuesi portugez ka realizuar dy gola për gjigantin në Serie A në përmbysjen 2 me 1 ndaj Empolit të shtunën./arbresh.info/

Të ngjashme