Drejtori i ri i Agjencisë Teknike-Operative (ATO) Zoran Angellovski, beson se më nuk përgjohen në mënyrë të paligjshme bisedat telefonike.
Para fillimit të takimit të parë me përfaqësuesit e Komisionit për ndjekjen e komunikimeve në MPB, Policisë Financiare, Drejtorisë Doganore dhe Ministrisë së Mbrojtjes, tha se pajisjet e reja janë vendosur në ATO dhe se prej 1 nëntorit do të fillojnë me punë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai tha se ATO përkohësisht do të jetë e vendosur në Qendrën e Telekomit dhe premtoi se do të jenë transparent në punën e tyre.
“ATO do të jetë transparente para komisioneve kompetente për punën e saj. Mund të them se për momentin pajisjet janë vendosur në ATO dhe nuk ka përgjim të paligjshëm”, tha Angellovski.
Përveç komisionit të MPB-së, komision tjetër për ndjekjen e punës së ATO-së janë edhe Komisioni për klasifikimin e të dhënave dhe Komisioni për të dhëna personale.
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...