Rrahmani, i cili është njëri nga tre anëtarët e Komisionit Komunal të Aksionarëve këtë ndërmarrje, ka akuzuar dy anëtarët tjerë Drilon Pirevën e PSD-së dhe Gëzim Mehmetin e AKR-së për shkelje ligjore dhe kapje të ndërmarrjes “Prishtina Parking”.
“Aksionarët e Prishtina Parking, Drilon Pireva(PSD) dhe Gëzim Mehmeti (AKR), sapo emëruan kundërligjshëm katër anëtarët e Bordit të Prishtina Parking. Sot, prapë u vërtetua se qëllimi i tyre është kapja e ndërmarrjeve. Nuk u lejuan mediat të ishin prezent në këtë mbledhje,” ka shkruar Rrahmani në Facebook.
Tutje ai ka thënë se në bord janë emëruar persona që nuk kanë lidhje me fushëveprimtarinë e ndërmarrjes.
“Kandidatët të cilët u emëruan nuk kishin as 10% të dokumenteve që kandidatët që kishin aplikuar me konkurs kishin përmbushur. Anëtarë bordi bëhen edhe ata që kanë të përfunduar fakultetin e gjuhës angleze, dhe u mohohet përzgjedhja e atyre që janë profesionistë në këtë fushë. Natyrisht në ditët në vijim këtë vendim do ta ankimojmë në Ministritë përkatëse,” ka shkruar tutje Rrahmani në adresimin e tij.
Më herët gjatë këtij vitit, kanë dështuar dy konkurse për zgjedhjen e bordit. Ndërsa së fundmi Komisioni Komunal i Aksionarëve ka marrë vendim të mos ri-përsërisë konkursin, por të shkojë emërim të anëtarëve të bordit.
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...