Këshillat më të vlefshme për nënat e reja

15:28 | 29 Tetor 2018
Arbresh.info

Që në fillimet e shtatzënisë, gruaja fillon të marrë informacione të ndryshme, nga burime të ndryshme në lidhje me shtatzëninë dhe rritjen e fëmijës. Megjithatë këshillat më praktike zakonisht vijnë nga vetë nënat, dhe ne sot kemi sjellë disa nga këshillat më të mira për nënat e reja sipas “Cafemom”.

Këshilla nga nënat për nënat

 

  • Në rastin e kolikave e vendosni beben sipër këmbëve tuaja dhe filloni t’i rrotulloni ato në formë biçiklete.
  • Para se të lani fëmijën e provoni ujin me bërrylin tuaj, ajo është zona që e percepton më mirë temperaturën e ujit. Nëse ujë për ju është i nxehtë, për beben është shumë i nxehtë e me radhë.
  • Nëse bebi juaj ka dhimbje barku dhe nuk arrin të qetësohet, mund t’ju vijë në ndihmë fshesa e korentit me zhurmën e saj (një prej zhurmave të bardha).
  • Për ta mbajtur zgjuar beben ndërsa pi gji, i prekni këmbët.
  • E ushqeni fëmijën tuaj zhveshur, vetëm me bebelinë, kështu do të favorizohet më mirë gjidhënia dhe nëse bën ftohtë mund të hidhni sipër trupit të tij një batanije. Edhe ju duhet të jeni zhveshur në pjesën e gjoksit.
  • Nëse fëmija juaj zgjohet shumë herët në mëngjes, mos provoni ta vendosni në shtrat shumë vonë në darkë. Ai duhet të flejë shumë herët që të zgjohet më vonë dhe të bëjë gjumë të qetë.
  • Mos u nervozoni me të gjithë ata që ju japin këshilla.
  • Të jeni e sigurt që nëse do të veproni kështu do të keni më shumë momente trishtimi se lumturie. Nëse këshilla e një personi ju bezdis ne një moment, thjesht filloni te mendoni diçka tjetër.
  • Bebi ka shumë nevojë të qëndrojë vetëm me ju, e madje kjo ndoshta do të jetë mënyra më e mirë për ta bërë të ndihet i qetë. Qëndro gjithmonë pranë tij, ushqeje, qëndroji pranë ndërsa fle, laje dhe përkëdhele, gjatë javëve të para ai duhet të ketë kujdesin maksimal nga nëna.
  • Shumë gra pohojnë se ndihen më mirë dhe më të qeta nëse pranë ju ndodhet nëna e tyre, prandaj edhe ju mund të bëni të njëjtën gjë pas lindjes. Mos harroni se nëna dhe bashkëshorti luajnë një rol të madh edhe në lehtësimin e simptomave të depresionit pas lindjes.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme