Sarri vendos rekord historik te Chelsea

14:48 | 29 Tetor 2018
Arbresh.info

Maurizio Sarri ka vendosur rekord të ri te Chelsea.

Maurizio Sarri është futur në histori të Chelseas, pasi nuk ka humbur që 10 ndeshje.

Trajneri italian nuk e ka shijuar ende humbjen te skuadra londineze, pasi aktualisht është i pamposhtur.

Sarri ka shtatë fitore dhe tri barazime në Premierligë, ndërsa ka fituar edhe tri ndeshjet e Ligës së Evropës.

Gjithashtu, Chelsea ka arritur ta eliminoj Liverpoolin nga Carabao Cup.

E vetmja humbje e Sarrit deri më tani te Chelsea ishte ajo në ‘Charity Shield’ 0 me 2 ndaj Manchester Cityt më 5 gusht.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme