Vende të ngushta që ju marrin frymën? Keni një mal me mendime negative kur mendoni për lartësinë ku jeni?
Udhëtimi me avion me siguri ka ndërlikimet e tij. Dhe ka një rrezik të vogël shëndetësor që lidhet me çdo fluturim, i cili shkakton të përziera, fryrje barku dhe gazra. Po, ekziston një arsye shkencore pse të jesh në një aeroplan mund të të bëjë të ndihesh në këtë mënyrë dhe nuk është faji i ushqimeve që keni.
Sipas Dr Lawrence J. Brandt, dhe Shefit Emeritus të divizionit të Gastroenterologjisë në ‘’Qendrën Mjekësore Montefiore’’ në New York, çelësi për të kuptuar se çfarë e shkakton këtë ndjenjë të pakëndshme është të imagjinoni trupin tuaj si një tullumbac.
Një tullumbac është i mbushur me gaz dhe ndërsa ngrihet në atmosferë, presioni që e rrethon atë zvogëlohet dhe gazi që përmban ai rritet.
E njëjta gjë ndodh edhe me trupin tuaj. Ndërsa presioni rreth jush zvogëlohet, gazi në barkun tuaj nuk është aq i kufizuar dhe zgjerohet.
Si rrjedhojë mund të ndiheni të fryrë dhe të keni gazra.
Për fat të mirë, dhimbja e stomakut teksa fluturoni është relativisht e thjeshtë për t’u shmangur, për aq kohë sa të ndiqni disa udhëzime përpara nisjes dhe rrugës drejt destinacionit tuaj përfundimtar.
Ushqehuni mirë, shkoni në farmaci dhe merrni ndonjë kokërr, mos hani çamçakëz dhe mundohuni të lëvizni aq sa mundeni.
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...