Pas takimit kryetari i Prishtinës thotë se kanë kaluar ligje të cilat kanë qenë problem tash e 10 vite

12:14 | 29 Tetor 2018
V. S.

Kryeministri i vendit, Ramush haradinaj ka zhvillon takim pune në komunën e Prishtinës.

Me këtë rast Kryetari i Prishtinës Shpend Ahemti tha se ,ligjin për kryeqytetin dhe pallatin e rinisë i kemi kaluar.

“Ne kemi organizua takim kemi shpreh gatishmëri për  bashkëpunim diskutuam tema një pas një  për  ligjin e Prishtinës .Për pallatin e rinis këtë javë do ta regjistrojmë si ndërmarrje komunale për pallatin e i rinis. Por Kemi problem borxhet qenë janë. Sallën koncertale  e shohin si trashëgim te vlefshme. 11 prej 15 mijë euro grand te ndërtohen pasi skema salle koncentrale, unaza e Prishtinës po vazhdon sipas planit. Sot e kufizuam diskutimin ne rolet tona zyrtare. E falënderoj  qeverinë për gatishmërinë për mbështetjen  e komunës. Ligjin për  kryeqytetin dhe pallatin e rinis i kemi kaluar problemet qe janë qe prej 10 vitesh. Te mos shuhen si armiq po bashkëpunëtor”, tha Ahemti.

Ndërsa Kryeministri i vendit, Ramush haradinaj po zhvillon takim pune në komunën Prishtinës.

Kryeministri ka thënë se ne si qeveri do i përkrahim temat qe ka komuna e Prishtinës.

“Unë si kryetar i qeverisë pa ndonjë kusht jemi shprehur që do ti përkrahim temat që ka komuna. Pa marrë  parasysh se cilat parti e përkrah, mirëpo nuk ka ndryshuar asgjë të gjithat temat për Prishtinën ashtu si temat e komunës  si qeveri i kemi përfunduar por ka ende punë për zbatimin e tyre:./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme