Me siguri keni dëgjuar aq shumë rreth rregullave që duhet të ndiqni për ushqime të caktuara, dieta apo gjë ra të ngjashme.
Duhet të dini që nuk duhen besuar të gjitha. Ka shumë keqinformim mes njerëzve për çështjen e të ngrënit, por këto shpjegime do t’iu ndihmojnë të hiqni disa ide të gabuara.
Kur nuk ha ushqim dobësohesh!
Të lësh veten të qëndrojë e uritur vërtet do t’iu dobësojë, por ju nuk do keni aspak energji. Dhe ç’është më e rëndësishmja do të humbni masë muskulore me dobësimin e menjëhershëm dhe aspak të shëndetshëm.
Speci djegës shkakton ulcerë!
Ky pohim nuk është aspak e vërtetë. Sipas studimeve të fundit speci i kuq lufton aciditetin në stomak.
Të hash mish të kuq dhe produkte bulmeti dëmton veshkën!
Personat që kanë aktualisht probleme me veshkën mund të dëmtohen vërtetë nga konsumimi i këtyre produkteve, por ata që kanë një veshkë të shëndetshme nuk kanë asnjë problem.
Të ngrohësh ushqim në mikrovalë zhduk vlerat ushqyese!
Mikrovala është një nga metodat më të mira për të ruajtur vlerat e ushqimeve, pasi nuk ka temperaturë të lartë dhe kërkon kohë për ta ngrohur ushqimin. Dëmtimi ndodh nëse temperaturat e ngrohjes janë të larta.
Qumështi dhe peshku nëse konsumohen bashkë shkaktojnë sëmundje të lëkurës!
Nuk ka asnjë provë shkencore për këtë teori. Madje shumë receta që kanë bazë peshkun kanë në përbërje edhe qumësht.
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...
Gjatë fundjavës priten reshje shiu dhe bore në Kosovë
Alisson zbulon klubin ku dëshiron të transferohet pasi të la...
Hoti: Serbia nuk dëshiron zbatimin e deklaratës për të zhduk...
Haradinaj beson në lirimin e bashkëluftëtarëve që po gjykohe...