Instituti EPIK ka publikuar një grafikë ku tregon se kush premtoi liberalizim te vizave brenda këtij viti dhe si kanë premtuar ata, raporton “zëri.info”.
Ata që premtuan për liberalizimin e vizave janë presidenti i vendit, Hashim Thaçi, kryeparlamentari, Kadri Veseli, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj si dhe ministrja e Integrimeve, Dhurata Hoxha.
Ndërkohë që shihet se asnjë zyrtar i BE-së nuk ka premtuar një gjë të tillë.
Ky është publikimi i plotë i Institutit Epik:
Kush premtoi lëvizjen pa viza deri në fund të vitit 2018?
Kosova është duke hyrë në pjesën më të rëndësishme të vendimmarrjes që zhvillohet në kuadër të institucioneve të BE-së, lidhur me procesin e liberalizmit të vizave.
Siç kemi komunikuar si Instituti EPIK, kanë mbetur edhe 6 hapat deri në lëvizjen e lirë të qytetarëve. Pjesa kritike e këtyre hapave është votimi i plotësim ndryshimit të Rregullores 539/2001 nga ana e Këshillit të Bashkimit Evropian.
Po ashtu, bazuar në zhvillimet e kohës, EPIK pati komunikuar që nga muaji gusht se lëvizja e lirë për qytetarët tanë nuk mund bëhet këtë vit dhe njëkohësisht është argumentuar se skenari më pozitiv është që vendimmarrja për procesin e liberalizimit të vizave të përfundoj këtë vit, ndërsa qytetarët të lëvizin lirshëm në vitin 2019.
Së fundmi ky fakt u vërtetua edhe nga z. Peter Beyer, deputet gjerman nga CDU, anëtar i Komitetit të Punëve të Jashtme, dhe koordinator për Marrëdhëniet Transatlantike, në kuadër të MPJ-së gjermane.
Në ditët e fundit, zyrtarët e lartë të institucioneve kanë përdorur një gjuhë fajësuese dhe me elemente të urrejtjes etnike ndaj BE-së në rast mos-liberalizimit të vizave deri në fund të këtij viti
Instituti EPIK i përcjellë me shqetësim këto deklaratat dhe rikujtojmë se asnjë përfaqësues i institucioneve të BE-së apo vendi anëtarë, asnjëherë, nuk ka dhënë afate kohore për liberalizimin e vizave. Janë vetë përfaqësuesit institucional të Kosovës të cilët kanë ofruar premtime të paqëndrueshme kohore për liberalizimin e vizave.
Prandaj, tendencat e udhëheqësve institucional për të hedhur fajin nga institucionet e BE-së janë të papranueshme.
Përgjegjësia për mos liberalizimin e vizave gjate vitit 2018 bie mbi lidershipin politik të këtij koalicioni qeverisës i cili ka dhënë premtime të papërgjegjshme dhe joreale.
Një gjë e tillë pasqyrohet më së miri në infografikën e më poshtme. /ZERI/
Gruaja bie nga kati i shtatë i një banese në Fier, dyshohet ...
“Të ndalohen telefonat”, Rama: Kontrolle në hyrje dhe dalje ...
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...