përmes nëpërmjet kollës, teshtimës dhe kontakteve të ngushta. Simptomat e gripit fillojnë papritur dhe mund të zgjasin nga disa ditё deri në disa javë. Çdo njeri mund të preket nga virusi i gripit sezonal dhe ta përhapë atë tek të tjerët. Por personat që janë në rrezik më të madh për t’u infektuar me virusin e gripit sezonal si:
-Fëmijët e vegjël nën 5 vjeç, sidomos deri në 2 vjeç
-Njerëzit 65 vjeç e sipër
-Gratë shtatzëna.
-Njerëzit me sëmundje kronike.
Simptomat më të zakonshme të gripit sezonal janë: temperaturë, ethe, kollё, lodhje, dhimbje fyti, koke dhe muskulore, diarre, rrjedhje të hundëve.
Mënyra më e mirë për të luftuar gripin është vaksinimi, masat e përditshme parandaluese dhe trajtimi me barna antivirale nëse mjeku i rekomandon, ose mjekësia alternative si çajra dhe lëngje. Barnat kundër gripit nuk kanë efekt parandalues, por mjekues. Ato përdoren vetëm nëse jeni të sëmurë me grip dhe duhen të merren brenda 48 orëve nga fillimi i sëmundjes.
Nëse jeni të sëmurë me grip mjekët ju këshillojnë:
– Qëndroni në shtëpi
-Qëndroni veç nga të tjerët
-Pushoni dhe përdorni sa më shumë lëngje
-Mbuloni gojën dhe hundën me facoletë kur kolliteni apo teshtini
-Lani duart mirë me ujë e sapun mbas çdo kollitje apo teshtime
-Informoni familjarët dhe miqtë tuaj për sëmundjen tuaj
-Evitoni kontaktet me njerëzit.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...