Louis M Profeta është një mjek i urgjencës së St Vincent në Indianapolis, SHBA dhe pak ditë më parë në një letër të hapur në Linkedin u shpreh se përpara se t’u thoshte familjarëve se fëmija apo i afërmi i tyre kishte ndërruar jetë, ai futej dhe kontrollonte llogarinë në Facebook të pacientit.
Titulli i shkrimit ishte :” Unë do të kontrolloj profilin tuaj në Facebook përpara se t’u them prindërve se ti ke ndërruar jetë”.
Jo më kot ai e kishte shpjeguar këtë veprim të tij, i cili e ndihmon që ai të ndihet human, të njihet sadopak me atë që pak më parë ishte jeta e pacientit i cili nuk jeton më.
“Brenda 5 minutash jeta e tyre do të ndryshojë, nuk do të jenë kurrë njësoj të lumtur si më parë. Momentalisht të jem i sinqertë ti je thjesht një trup i shtrirë i pajetë që të cilit i kemi vendosur tuba i kemi bërë gjilpëra me shpresën se do të mbanim në jetë, do të shpëtonim. Nuk ka asnjë lëvizje, asnjë jetë, nuk ka asgjë që të më thotë se ti dikur kishe ëndrra apo frymëzoheshe nga diçka. U detyrohem atyre të di diçka më shumë për ty përpara se t’ju jap lajmin e keq.”,- është shprehur doktori. Dr Profeta shprehet se i sheh ata duke buzëqeshur në fotot e profilit e nëse gjen një foto me prindërit do e ketë më të lehtë t’i njohë ata në korridor.
Unë kontrolloj faqen tuaj në Facebook para se t’u them se jeni i vdekur, sepse më kujton se unë po flas për një person, dikë që e duan. Shoh nëse e mban telefonin në dorë kur i jep makinës, nëse e ke vënë helmetën teksa i jep biçikletës për të gjetur një gabim të vogël për të cilin të mërzitem që nuk e ke bërë në rregull. Ndoshta thjesht ishte koha jote”,- shprehet ai teksa shpjegon se që në fillim identitetin e zbulon nga patentat apo karta e identitetit.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën