Shpesh, kur flitet për statistikat e lojtarëvem për golat që shënojnë, asistet që japin dhe për detyrat e tyre taktike, harrohet aspekti njerëzor.
Futbollistët janë qenie njerëzore para së gjithash: kanë shqetësime, detyra dhe ngjarje personale që mund të ndikojnë te loja e tyre. Sigurisht, jo gjithmonë.
Shembulli është Iago Aspas, i cili ka kaluar natën e së premtes në spital për shkak të lindjes së vajzës së tij dhe pak orë më vonë ka shënuar tre gola në fushën e lojës.Ndeshja mes Celta Vigo dhe Eibar duhej të niste në orën 18:30 të ditës së shtunë.
Por vajza e Iago Aspas ka vendosur të lindë të premten. Kështu, 31-vjeçari spanjoll e ka kaluar natën mes së premtes dhe së shtunës në spital për të qëndruar afër bashkëshortes.
Dhe të kalosh një natë në spital është shumë e lodhshme, baballarët e dinë mirë këtë.Të gjitha ata që do ta kishin ditur këtë, do të kishin vënë bast qetësisht se Iago Aspas do të kishte qëndruar pushim për një ndeshje ose të paktën një pjesë loje.
Por ndeshja mes Celta-s dhe Eibar ka qenë shumë e rëndësishme. Për këtë arsye, lojtari më i mirë i ekipit nuk mund të mungonte.
Pesë minuta lojë i kanë mjaftuar për të shënuar golin e parë, ndërsa i dyti dhe i treti kanë ardhur respektivisht në të 36-ën dhe 82-ën. A ka gjë më të bukur se t’i dedikosh vajzës së sapo lindur një gol? Po, t’i dedikosh tre të tillë!
Edhe pse në profilin e tij të Instangram-it, ai ka shkruar: “Ky moment është më i bukur se tre golat”.telesport
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...