Erëra të forta ka pasur përgjatë ditëve të fundit në gjithë vendin.
E si pasojë e këtyre erërave të forta një ndërtesë në Prishtinë ka pësuar dëme. Nga këto erëra i janë shtrembëruar dhe larguar nga vendi të gjitha mbajtëset anësore, pra skelet nuk janë aspak në gjendje të rregullt.
Por kjo gjendje e rrezikshme nuk i ka ndaluar punëtorët që është sot të vazhdojnë punën. Në një video dhe fotografi të dërguar në redaksinë e Indeksonline punëtorët shihen teksa vazhdojnë punën pavarësisht rrezikut të lartë që kanë.
Ndërtesa e cila po përfundohet gjendet saktësisht në rrugën ‘Muharrem Fejza’ tek Lagjja e Spitalit në kryeqytet.
Duhet përkujtuar se kanë qenë të shumta rastet në vend kur punëtorët kanë humbur jetën në vendin e punës, si pasojë e kushteve jo të përshtatshme për punë./Indeksonline/
Frika e NATO-s nga kthimi i Trump
Rusia sulmon Kievin dhe Harkivin
Kurti pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregti...
Katër vjet nga publikimi i aktakuzës ndaj ish-krerëve të UÇK...
SHBA: Rusia dhe Irani po intensifikojnë fushatat dezinformue...
Aksident mes dy veturave në Prishtinë, lëndohen gjashtë pers...