Google ADS

Gropa e thellë e hapur nga Ujësjellësi në Banjë, rrezik për banorët

09:12 | 29 Tetor 2018
Arbresh.info

Banorë të shumtë të fshatit Banjë të komunës së Malishevës, po ndihen të rrezikuar pasi një kanal është hapur nga punimet që po zhvilloheshin nga Ujësjellësi.

Madje në disa fotografi të publikuara së fundi dëshmohet edhe problemi me të cilin po përballen banorët, e që është një gropë shumë e thellë e mbushur me ujë.

Më e rrezikshme kjo zonë padyshim është për fëmijët, të cilët kalojnë në këtë zonë.

Në afërsi të zonës nuk ka as shenja paralajmëruese për rrezik, përderisa nuk dihet se kur do të mbyllet.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme