Ushtria turke ka sulmuar zonat kurde në veri të Sirisë. Mediat turke raportojnë se sulmet ajrore kanë goditur pozicionet e Njësive për Mbrojtjen e Popullit (YPG) në Zor Moghar.
Ky fshat në lindje të Alepos gjendet përgjatë lumit Eurfrat, që ndanë forcat opozitare siriane që mbështeten nga Turqia me anëtarët e YPG-së, grup të cilin Turqia e konsideron organizatë terroriste.
Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut dhe agjencia e lajmeve kurde “Hawar” kanë raportuar për bombardime, duke thënë se Turqia ka sulmuar edhe fshatra të tjerë në lindje të Eufratit. Agjencia “Hawar” ka thënë se ende nuk ka raportime për viktima nga këto sulme.
Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan vazhdimisht ka paralajmëruar se vendi i tij do të zgjerojë operacionet ushtarake përgjatë kufirit me Sirinë, që sipas tij kjo zonë të pastrohet nga terrori./gsh/
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...